Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis këtë të shtunë zyrtarisht misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Wendt do të pritet në orën 11:00 nga Presidenti Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Pas ceremonisë, ambasadori amerikan dhe Presidenti Begaj do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Eric Wendt pason në këtë detyrë Yuri Kim, e cila u largua nga posti në qershor të vitit 2023. Që prej largimit të saj, misioni diplomatik amerikan në Tiranë është drejtuar nga Nancy VanHorn, në cilësinë e të ngarkuarës me punë. Wendt u konfirmua nga Senati amerikan si ambasador i SHBA-së në Shqipëri me 50 vota pro dhe 44 kundër. Gjatë dëshmisë së tij para komisionit, Wendt...