Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i dorëzojë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ceremonia shënon nisjen zyrtare të detyrës së Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri. Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Wendt pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin Begaj. Eric Wendt është propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe është konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht. Ai ka një karrierë prej më shumë se 34 vitesh në ushtrinë amerikane dhe ka shërbyer në poste të ndryshme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.