Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në qendër të diskutimeve gjatë tryezës së organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ky aktivitet vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve, me qëllim vendosjen e një mekanizmi koordinues për të adresuar problematikat që prekin këtë sektor. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, theksoi se media audiovizive përballet me një sërë sfidash. “Këtu, nuk e kam fjalën vetëm tek sasia, shpejtësia e informacionit, konkurenca për shikueshmëri, ap tek...