AMA paralajmëron qytetarët: Kujdes! Video me AI synojnë vjedhjen e të dhënave bankare
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi në Facebook, ku persona të paidentifikuar përdorin imazhin dhe zërin e mjekut Flamur Topi, pa autorizimin e tij, për të promovuar produkte farmaceutike dhe për të vjedhur të dhënat bankare të qytetarëve. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, bëri të ditur përmes një publikimi në rrjetet sociale se autoriteti është njoftuar nga familjarët e mjekut për qarkullimin e videove të manipuluara, të cilat përmbajnë fragmente nga emisioni i tij “Trupi dhe shëndeti”, i transmetuar më herët në RTSH. Sipas denoncimit, autorët e kësaj skeme kanë përdorur inteligjencën artificiale për të manipuluar zërin e mjekut dhe për t’i atribuuar atij deklarata të rreme, duke krijuar përshtypjen se ai rekomandon produkte të caktuara farmaceutike. Pas verifikimeve...
Burimi:
kohajone.com