Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas lirimit nga Komisariati Nr. 1 në Tiranë, ku thotë se u mbajt për rreth 10 orë pas arrestimit gjatë protestës së mbrëmshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj pretendon se shkaku i arrestimit të tij ishte filmimi i një episodi gjatë protestës, kur, sipas tij, një i ri po dhunohej. Ai ka ngritur gjithashtu dyshime për arsyen pse telefoni i tij ishte karikuar gjatë kohës që ndodhej në komisariat. “Konstatova që celulari im ishte 70% i karikuar (nga Endri Fuga), e kisha lënë më 20% kur ma rrëmbyen dje, dhe në çantë mungonte seti i karikimit!”, shkruan Goxhaj. Avokati pretendon se mbajtja e tij në komisariat përtej përfundimit të veprimeve procedurale lidhej me përpjekje për të marrë fjalëkalimet...