Alonso: Chelsea e ka ende të vështirë të ruajë nivelin e lojës përgjatë 90 minutave
21 Shtator 2026 12:00 Telesport Trajneri Xabi Alonso ka pranuar se lojtarët e tij te Chelsea nuk janë në gjendje të konkurrojnë për 90 minuta të plota, pasi pësuan një rënie drastike në pjesën e dytë dhe humbën 3-0 ndaj Brentford. “Do të thoja se kemi humbur qëndrueshmërinë dhe mentalitetin konkurrues që kërkohet në pjesën e dytë. Detajet e vogla mund të jenë vendimtare. Nuk duhet t’u japësh avantazh kundërshtarëve në ndeshje të tilla, ku mjafton pak që ata të përfitojnë shumë“, tha Alonso. Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Bëhet fjalë për 95 minuta lojë dhe ne nuk kemi arritur ta ruajmë atë nivel gjatë këtyre ndeshjeve të para të sezonit. Është diçka që duhet ta përmirësojmë. E dinim se është një proces”. “Janë luajtur...
Burimi:
telesport.al