Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Allegri t’i thotë gjërat në sy, nuk do të ketë probleme me Ibrahimovic”
👁12697
7 Qershor 2025 12:10 Alfred Lleshi Cristian Abbiati, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, komentoi rikthimin e Massimiliano Allegrit te Milani: “A zemërohej edhe në kohën time? Sigurisht. Ua thoshte gjërat në sy të gjithëve, edhe lojtarëve të mëdhenj, por pastaj nuk mbante mëri. Kur fliste, e bënte për të mirën e skuadrës”. Në të kaluarën ka pasur disa përplasje mes Allegrit dhe Ibrahimovicit, por ish-portieri është i bindur se ato nuk do të kenë ndikim tani: “Është normale që të ketë përplasje mes lojtarëve dhe trajnerëve. Ndodh kur ke të njëjtin objektiv: të fitosh. Nëse në të kaluarën janë...