Allegri i hidhëruar: Absolutisht duhet të mbrohemi më mirë, na duhet më shumë ashpërsi
31 Gusht 2026 7:25 Alfred Lleshi Pas ndeshjes Napoli–Como 1-2, humbja e parë sezonale e bluve, Massimiliano Allegri u ndal veçanërisht te gabimet në mbrojtje. Goli i dytë rezultoi fatal për rezultatin: “Duhet absolutisht të përmirësojmë një gjë: kur mbrohemi, duhet të jemi më të vëmendshëm. Në fund të pjesës së pare, kur lejon një goditje këndi ose një gjuajtje, duhet të shkosh në pushim 1-1. Në disa momente jemi shumë të lehtë. Nga ana tjetër, patëm disa raste. Duhet të kuptojmë kur mund të luajmë dhe kur jo. Teknikisht gabuam disa pasime. Kryesorja është se ishim të lehtë në golat e pësuar, sidomos tek i dyti. Në 20 sekonda nuk mund të lejosh dy aksione për gol”. Për lojtarët, Allegri tha: “Lang bëri një ndeshje të...
Burimi:
telesport.al