Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri: Humbëm me Arsenal por jam i kënaqur, duhet ende të përmirësojmë shumë aspekte
Milan humbi ndaj Arsenal në ndeshjen hapëse të turneut aziatik, por për Massimiliano Allegri, ndeshja kundër londinezëve, pavarësisht një skuadre të reduktuar, ishte një mundësi për të testuar punën e bërë në stërvitje këto ditë. “Ishte padyshim një provë e mirë kundër një prej ekipeve më të forta në Evropë. Jam i kënaqur me atë që pashë edhe pse jemi përgatitur vetëm për 15 ditë. Do të kemi kohë të mësojmë dhe të përmirësohemi“, tha Allegri. Trajneri e përgatiti ndeshjen e tij të parë të Milan për këtë sezon me një mbrojtje me tre lojtarë, që shpesh kalonte në një...