Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri flet “pa dorashka”: Napoli mbetet favorit, Interi pas tij. Mungesa jonë në Europë? Nuk përbën avantazh
Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Perth Glory, sfida e fundit e turneut veror të Milanit. Perth nuk është as Arsenali, as Liverpool…Jemi në fund të turneut, kemi punuar mirë dhe duhet të luajmë seriozisht. Për ne është një test i rëndësishëm, vlen për gjendjen fizike dhe taktike, por edhe aspektin mendor. Ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it përqendrimi vinte natyrshëm. Nesër do të shohim sa kemi përparuar në respektin ndaj kundërshtarit. A do të shohim të rinj italianë në skuadrën tuaj?Fjala ‘të rinj’ është e vagullt. Nëse je i mirë, luan. Ne kemi skuadër shumë...