Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

Kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK, në paraburgimin e Bradasheshit. Burimet për mediat thanë se në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë çuar për ekspertim. Kujtojmë që në këtë sektor ndodhet dhe i arrestuari Ergys Agasi, i akuzuar për dosjen e bujshme të AKSHI-t, i cili u kap pak javë më parë në aksin Elbasan-Durrësit, pas më shumë se 8 muajsh në arrati.