“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka prezantuar në Parlamentin Evropian raportin e zgjerimit për vitin 2026, ku ka folur për ecurinë e vendeve kandidate drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së saj, Kos theksoi se Mali i Zi është vendi më i avancuar në këtë proces dhe ka mundësi të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. Sa i përket Shqipërisë, Ukrainës dhe Moldavisë, ajo tha se udhërrëfyesit përcaktojnë perspektivën për vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën vlerësoi angazhimin në rrugën evropiane, por nënvizoi se ngërçi institucional ka ndikuar në zbatimin e reformave. “Për Malin e Zi, i cili është vendi më i avancuar ndër të gjitha vendet që janë në pararojë të procesit të zgjerimit, udhërrëfyesi përcakton etapat që...