Alizoti: Rama është errësira e këtij vendi dhe njeriu që mbledh pisllëkun që ka pushtuar shtetin

Alizoti: Rama është errësira e këtij vendi dhe njeriu që mbledh pisllëkun që ka pushtuar shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend pas skandalit të madh të SHISH. Sipas tij, kryeministri Rama është menaxheri, është truri që mbledh gjithë pisllëkun dhe ky pisllëk ka pushtuar kulmin e shoqërisë që është shteti. Pra shteti nuk ekziston më. “Nuk ka ç’ndodh më, sepse shërbimet sekrete janë thelbi i shtetit. Janë gjithçka e shtetit. Shteti në konceptin e tij ka sigurinë e individit dhe informacionin e individit dhe prandaj i jepet e drejta që të përdorë, të ushtrojë  në masë të rregullt forcën për të mbrojtur individin dhe për të mbrojtur të drejtat e grupit të njerëzve që jetojnë në atë vend. Dhe ky shtet, tani, jo vetëm që nuk mbron të drejtat e individit që ti...