Alisson: Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por nuk na tremb sfida e re e këtij sezoni

Alisson: Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por nuk na tremb sfida e re e këtij sezoni

2 Shtator 2026 10:40 Telesport Dy ndeshjet e para në Premier League këtë sezon nuk kanë qenë shumë të mira për Liverpool, që i ka barazuar të dyja me shifrat 2-2. Një start jo fort i mirë për skuadrën që këtë sezon drejtohet nga spanjolli Andoni Iraola. Gjithsesi, portieri Alisson mendon pozitivisht për sezonin që sapo ka nisur: “Kemi bërë ndeshje të mira, por kemi ende gjëra për të përmirësuar. Nuk kemi qëndrueshmëri  për të gjithë ndeshjen, por do të arrijmë aty”. “Gjëja më e mirë është të fitojmë dhe duhet të shkojmë me atë mentalitet në ndeshjen e radhës. Nuk patëm rezultate të shkëlqyera në parasezon, ndaj po stërvitemi shumë fort, jemi stërvitur shumë fort në javët e fundit, në muajin e fundit”, tha...