Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart
👁12904
Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, ishte i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ku deklaroi se nëse Partia Demokratike humb zgjedhjet, duhet një “analizë e hollësishme dhe e thellë”. “Çdo forcë politike që humb zgjedhjet ka nevojë për analizë të hollësishme dhe të thellë. Jo detyrimisht me dyer të hapura, por duhet bërë medoemos. Dhe përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart, kjo nuk diskutohet. Ka edhe rregulla që caktohen, që neve në PD i quajmë statut. Statuti zbatohet”, tha Alimehmeti. Kur u pyet nëse PD-ja funksionon “një...