Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ali Pasha Tepelena, diplomacia britanike dhe dorëzimi i Pargës në 1819
Ali Pasha Tepelena, diplomacia britanike dhe dorëzimi i Pargës në 1819 – Nga Dorian Koçi Kontakti i parë i Ali Pashës me britanikët daton në vitin 1803, kur ai iu drejtua ambasadorit britanik në Stamboll, William Hamilton, me një letër ku i propozonte bashkëpunim të ngushtë kundër Francës, duke i prezantuar një listë ofertash dhe në të njëjtën kohë vendosjen e një konsullate të përheshme britanike në Janinë. Që nga ky moment do të fillonte një intensifikim i marrëdhënieve diplomatike midis dy palëve, ku anglezët do të ecnin me shumë kujdes pa u angazhuar drejtpërsëdrejti në premtime të mëdha, edhe pse ofertat e Ali Pashës ishin shumë bujare, duke përfshirë furnizimet me lëndë drusore, ujë, ushqime, bagëti, kuaj dhe përdorimin e porteve të tij në...