Alfred Reed, një nga emrat e rëndësishëm të muzikës për ansamble frymore

Alfred Reed, një nga emrat e rëndësishëm të muzikës për ansamble frymore

Më 17 shtator 2005, në Coral Gables të Floridës, ndërroi jetë kompozitori amerikan Alfred Reed, një nga emrat më të njohur të muzikës për ansamble dhe orkestra frymore. I lindur më 25 janar 1921 në Manhattan, New York, me emrin Alfred Friedman, Reed nisi të merrej me muzikë që në moshë të re. Në moshën dhjetëvjeçare filloi të mësonte trumpetë dhe gjatë viteve të shkollës luajti edhe në mënyrë profesionale. Gjatë karrierës së tij ai punoi si kompozitor, orkestrues, dirigjent dhe pedagog. Pas studimeve në Juilliard School of Music dhe në Baylor University, Reed punoi në radio dhe televizion, ndërsa më vonë iu përkushtua edhe mësimdhënies universitare. Nga viti 1966 deri në fillim të viteve ’90, ai dha mësim në Universitetin e Miamit, ku u...