Albulena Haxhiu rikthehet tek familja ku qëndroi si refugjate: U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka rikthyer kujtimet e një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, duke ndarë një mesazh mirënjohjeje për familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë luftës në Kosovë u bënë strehë për shumë familje refugjate, përcjell KultPlus. Njëzet e shtatë vjet pas asaj kohe, Haxhiu është kthyer te njerëzit që e pritën kur ajo ishte ende fëmijë refugjate lufte. Kjo vizitë, përtej rikthimit të kujtimeve, shënon edhe një moment falënderimi për mikpritjen, bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët kur shumë familje kosovare ishin të detyruara të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e saj për familjen Sinani dhe shqiptarët e...
Burimi:
kultplus.com