Albert Malaj: Memaliaj nuk e meritonte pabesinë nga deputetët e qarkut Gjirokastër. Na goditën me thikë pas shpine
Nga Albert Malaj Parlamenti votoi reformën territoriale, përmes së cilës 15 bashki shkrihen, mes tyre edhe Bashkia Memaliaj.U votua pikërisht ajo hartë territoriale që ishte publikuar përpara krijimit të Komisionit për Reformën Territoriale.Kjo ngre dyshime serioze se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se procesi nuk u mbështet në kritere të qarta, objektive dhe të barabarta për të gjitha bashkitë. Reformë elektorale, reformë pazaresh politike, reformë qokash! Banoret e Memaliaj e kundërshtuan këtë reformë me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale. Banorët protestuan, nënshkruan peticione, morën pjesë në dëgjesa dhe shprehën kundërshtimin e tyre të qartë. Këshilli Bashkiak mbajti qëndrim institucional, duke miratuar vendim kundër shkrirjes së Bashkisë Memaliaj. Por zëri i qytetarëve nuk u dëgjua. Në Memaliaj nuk erdhi asnjë përfaqësues i Komisionit për të...
Burimi:
argjiroja.net