Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore

Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore

“Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë në krime zgjedhore”. Kështu është shprehur kandidatja për deputete nën siglën e PD, Albana Vokshi, pasi u paraqit sot në SPAK në cilësinë e kallëzueses për krime zgjedhore. Vokshi akuzoi PS për keqpërdorimin e administratës publike në funksion të fushatës zgjedhore. Në një prononcim për mediat, ajo u bëri thirrje punonjësve të shtetit të mos përfshihen në veprime të paligjshme, duke paralajmëruar se çdo shkelje zgjedhore do të përballet me drejtësinë. “Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit. Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë....