Alarmi i BE/ Qeveritarët e korruptuar në Shqipëri po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Alarmi i BE/ Qeveritarët e korruptuar në Shqipëri po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit vijon të dominojë hapësirën publike, Progres-Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 ka sjellë një dush të ftohtë përmes shifrave të papublikuara më parë. Për herë të parë, Brukseli ka vendosur nën skaner treguesit e pastër financiarë të luftës antikorrupsion, duke nxjerrë në dritë një kontrast të fortë mes volumit të dosjeve të hetuara dhe produkteve reale të sekuestruara nga zyrtarët e lartë. Sipas të dhënave zyrtare të zbardhura në raport, përgjatë vitit 2025, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) arriti shifrën e respektueshme prej 45.4 milionë eurosh. Megjithatë, e vërteta e hidhur fshihet pas analizës së origjinës së këtyre parave: vetëm...