Alarm për çmimet/ Ushqimet arrijnë nivelin më të lartë që nga 2022
Çmimet e ushqimeve në tregjet botërore vijuan rritjen edhe gjatë shtatorit, duke arritur nivelin më të lartë në gati katër vjet. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së, FAO, rritja po ndikohet nga vështirësitë në transportin detar dhe pasiguria lidhur me kushtet e motit. Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s u rrit në 136 pikë në shtator, nga 134 pikë në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që prej nëntorit 2022. Rritjen më të fortë e kanë shënuar drithërat, sheqeri dhe vajrat vegjetale. FAO lidh shtrenjtimin e sheqerit me shqetësimet për ndikimin e një fenomeni të fortë El Niño, ndërsa çmimet e grurit janë ndikuar nga vështirësitë në transportin detar në Detin e Zi. Kryeekonomisti i FAO-s, Maximo Torero, ka paralajmëruar se...
Burimi:
ntv.al