Alarm për bombë te Ministria e Jashtme, çanta e dyshimtë vë në lëvizje policinë

Alarm për bombë te Ministria e Jashtme, çanta e dyshimtë vë në lëvizje policinë

Një çantë e dyshimtë e konstatuar në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme ka vënë në lëvizje policinë. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur ekspertët, të cilët kanë kryer kontrollet për të përcaktuar se çfarë ndodhej brenda çantës dhe për të përjashtuar mundësinë e ndonjë rreziku. Nga verifikimet e kryera rezultoi se çanta ishte bosh dhe nuk përmbante asgjë që mund të përbënte rrezik. Megjithatë, për shkak të vendit ku ishte konstatuar dhe dyshimeve të ngritura fillimisht, autoritetet ndoqën protokollet e sigurisë, duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme deri në sqarimin e plotë të situatës.