Alarm nga Konfindustria: Deficiti tregtar kap rekordin 5.8 miliardë euro! Industria dhe bujqësia në rënie, rrezikohet edhe leku
Konfindustria ka ngritur shqetësimin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me rënie të prodhimit vendas, dobësim të konkurrueshmërisë dhe rreziqe për stabilitetin e lekut. Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend për projektpaketën fiskale 2027, organizata evidenton disa probleme kryesore: Deficiti tregtar: Pritet të kalojë 5.8 miliardë euro në vitin 2026, mbi 200 milionë euro më shumë se një vit më parë. Rënia e prodhimit: Industria pritet të shënojë vitin e pestë radhazi në rënie, ndërsa bujqësia vitin e katërt. Ndërtimi dhe turizmi: Paralajmërohen vështirësi për sektorin e ndërtimit nga tkurrja e burimeve informale të financimit, si dhe humbje e konkurrueshmërisë së turizmit. Dobësitë strukturore: Mungesa e konkurrencës, tregjet monopol dhe oligopol, korrupsioni, informaliteti dhe dobësia institucionale konsiderohen pengesa...
Burimi:
kohajone.com