Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarm në shëtitore/ I riu kapet me thikë mes pushuesve, shoqërohet nga policia
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, ndërkohë që shëtitorja ka qenë e mbushur me turistë dhe qytetarë. Një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë në dorë. Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes Shtetasi italian që u neutralizua nga policia e Sarandës këtë mbrëmje ndodhet me pushime në Sarandë. Ai është nga Perugia është dhe i identifikuar si Th. M 32 vjeç. Sipas policisë dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte edhe në gjendje të dehur.