Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarm në Finiq/ Rrufeja ndez zjarr në pyll, forcat zjarrfikëse në gatishmëri
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja. Flakët po djegin shkurre dhe bimësi pyjore. Ndërkohë, situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse të zonës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.