Alarm në Dropull/ 10 kuaj mbyten në lerën e bagëtive mbi Jorgucat, thirrje për ndihmë (Pamje të rënda)

Alarm në Dropull/ 10 kuaj mbyten në lerën e bagëtive mbi Jorgucat, thirrje për ndihmë (Pamje të rënda)

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga Dropulli. Në një lerë sipër fshatit Jorgucat, rreth 10 kuaj kanë rënë brenda saj në përpjekje për të pirë ujë. Por fatkeqësisht nuk kanë mundur dot më të dalin prej aty. Sipas personit që dërgoi pamjet në redaksinë tonë, disa prej kuajve tashmë janë të ngordhur e të tjerë në gjendje të rënduar. Ai kërkon ndihmën e autoriteteve shtetërore për këtë rast. Sipas tij lera ndodhet në kordinatat Gasus Gryger 44341714420422. Shihni pamjet.