Al-Khelaifi mbron Luis Enrique pas sherrit: Kemi trajnerin më të disiplinuar në botë

Al-Khelaifi mbron Luis Enrique pas sherrit: Kemi trajnerin më të disiplinuar në botë

15 Korrik 2025 9:50 Telesport PSG nuk arriti dot të triumfojë në finalen e Kupës së Botës për klube, ku u mund 0-3 nga Chelsea. Parizienët u përfshinë në një sherr në fund të ndeshjes, ku protagonist ishte trajneri Luis Enrique. Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, foli për atë incident që shpërtheu. Ai mbrojti trajnerin Luis Enrique, duke shpjeguar situatën. “Ne kemi trajnerin më të disiplinuar dhe më të respektuar në botë. Ai shkoi ta ndërpresë përleshjen dhe e gjeti veten të përfshirë. Trajnerët meritojnë respekt“, theksoi Al-Khelaifi. Në atë incident, trajneri spanjoll goditi në fytyrë sulmuesin e Chelsea, Joao...
Burimi: Telesport.al