Al-Khelaifi: Ka qenë një sezon sfidues për PSG, por do të mbetet i gdhendur në historinë e futbollit

Al-Khelaifi: Ka qenë një sezon sfidues për PSG, por do të mbetet i gdhendur në historinë e futbollit

Finalja e Kupës së Botës për klube përfundoi me një shenjë zhgënjimi për PSG, pasi humbi ndaj Chelsea 0-3 në finale. Gjithsesi, te Paris Saint-Germain mund të jenë të kënaqur me sezonin e sapombyllur. Skuadra e Luis Enrique fitoi katër nga pesë trofetë në një sezon të vetëm (2024-25), duke përfshirë Ligue 1, Kupën e Francës, Superkupën dhe më e rëndësishmja Champions League. Në përfundim të kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe arritjeje historike në Evropë, presidenti Nasser Al-Khelaifi u dërgoi një mesazh tifozëve përmes kanaleve zyrtare të klubit: “Të dashur miq, ndërsa sezoni më i paharrueshëm po mbaron, dua t’i them të gjithë familjes Paris Saint-Germain: faleminderit”. “Është e lehtë të harrosh sa sfidues ka qenë ky sezon, në kaq shumë ndeshje dhe vende, në...