Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Al Itihad shpallet kampion në Arabinë Saudite, Mitaj dhe Benzema shkruajnë emrin në historinë e futbollit arab
👁8617
Al Itihad është shpallur kampion i Arabisë Saudite, pasi fitoi me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Al Raed, duke siguruar matematikisht titullin tre javë para përfundimit të sezonit. Ndonëse vendasit kaluan të parët në avantazh, skuadra ku aktivizohet Mario Mitaj reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin, duke vulosur një tjetër sukses historik – titullin e 10-të kampion në historinë e klubit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij suksesi. Ai iu bashkua ekipit në fillim të sezonit si huazim nga Lokomotiva e Moskës, por pas paraqitjeve të mira, Al Itihad vendosi të blejë përfundimisht kartonin...