Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, del para gjykatës Eraldo Fizi
Nga Fatjon Gjinaj/ Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Eraldo Fizit, ish-bashkëshortit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën në mars të këtij viti me dyshimet se u vetëvra. Matilda Fetahu është gjyqtarja që do të vendos mbi masën e sigurisë teksa Fizi dyshohet për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”, si dhe për dhunë fizike ndaj ish-partneres së tij. Ai u arrestua pas më shumë se gjashtë muajsh në kërkim, pasi ishte shpallur në kërkim që në muajin mars. Dorëzimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes autoriteteve të Tiranës dhe Lezhës, si dhe kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij. 25-vjeçarja, me origjinë nga Shëngjini, jetonte në Tiranë pas ndarjes nga bashkëshorti. Sipas hetimeve, Fizi ishte kthyer nga...
Burimi:
syri.net