Akuzohet për vrasjen e ish-policit, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut

Akuzohet për vrasjen e ish-policit, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut

Në një konferencë për mediat, Policia e Vlorës ka dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), i cili dyshohet se është drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Sipas bluve të Vlorës, arrestimi u bë në një hotel zonën e Orikumit, ku Plaku u kap në flagrancë i armatosur dhe me 25 mijë euro cash në çantë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me...