No Image Available

Akuzohet për dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur, ndalohet polici në Klos

AMP DIBËR- Një oficer i Policisë është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një vajze, si edhe dhunë psikologjike ndaj vëllait të saj të mitur. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë me inicialet A.P. me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit Publik në Stacionin e Policisë Klos në varësi të Komisariatit të Policisë Mat. Sipas të dhënave të bëra publike nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndalimi i efektivit është kryer në kuadër të hetimeve për veprën penale 'Dhuna në familje' të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal. Dyshimet ndaj oficerit kanë lindur pas kallëzimit të bërë nga vajza e cila ka deklaruar se punonjësi i Policisë ka...