Akuzohet për 50 grabitje ‘luksoze’, Edison Pula përballet me drejtësinë franceze, ‘blindohet’ gjykata

Akuzohet për 50 grabitje ‘luksoze’, Edison Pula përballet me drejtësinë franceze, ‘blindohet’ gjykata

edison pula FRANCË- Edison Pula, i dyshuar për drejtimin e një rrjeti të gjerë vjedhjesh luksoze në Francë dhe Belgjikë, do të paraqitet në janar para gjykatës penale të Reimsit së bashku me bashkëpunëtorët e dyshuar. Përpara kësaj, më 17 nëntor, u mbajt një seancë paraprake nën masa të rrepta sigurie. Në Gjykatën e Reimsit u zhvillua një operacion i posaçëm sigurie, ku u angazhuan forcat e specializuara të administratës penitenciare për shoqërimin e Edison Pulës, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal shqiptar të njohur me emrin “Nikla”. Për të garantuar sigurinë gjatë transportit dhe paraqitjes në gjykatë, u vendosën forcat speciale të sigurisë të shërbimit francez të burgjeve, të njohura si ERIS. Përfshirja e këtyre strukturave nënvizon protokollin e sigurisë së lartë që autoritetet...