Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Ertis Shehun, si dhe Pirro Çelën dhe Bardh Kapajn. Ndërkohë, për biznesmenin Kastriot Hasko, gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për procedimin përkatës. Personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë. Siç kemi raportuar edhe më herët, këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet ndaj tyre nisën pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe për tjetërsimin e tyre...