Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
Në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit, institucionit kyç të arkitekturës së sigurisë kombëtare, një slogan dallon mbi të tjerët: “Për ne Atdheu është i pari. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt”. Por një hetim i Prokurorisë së Posaçme ndaj drejtueses së këtij institucioni, Vlora Hyseni, e ka vënë seriozisht në pikëpyetje këtë mision. Mëngjesin e së martës, Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë nga detyra Hysenin dhe ta vendosë atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprat penale të nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit si pjesë e një hetimi që lidhet me Ergys Agasin, një personazh kontrovers i arrestuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin...
Burimi:
gijotina.com