Akuza për dhunë gjatë shoqërimit të një qytetari në Kuçovë, drejtori Hita pezullon 3 efektivët e Policisë
Tre punonjës të Komisariatit të Policisë Kuçovë janë pezulluar nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku pretendohet për ushtrim dhune nga efektivët e Policisë. Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili ka urdhëruar edhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj tre efektivëve. Bëhet fjalë për inspektorët K. M. dhe D. D., oficerë të Patrullës së Përgjithshme, si dhe inspektorin A. M., ndihmësspecialist (SPZ). Hetimi disiplinor do të fokusohet te dyshimet për “përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës” dhe “kryerje të veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”. Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit: Në lidhje me një video të publikuar në...
Burimi:
kohajone.com