Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e pranuan në Shqipëri. Teksa qëndronte në hotelin Porto Montenegro në Mal të Zi, Rama tha se ndodhet rastësisht aty, teksa u përgjigj edhe për Zvërnecin. “Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga shqipëria. O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkruan Rama krahas videos.