“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi për parandalimin e zjarreve, duke rikujtuar se zjarrvënia përbën vepër penale dhe dënohet me masa të ashpra. Përmes një deklarate, Lamallari theksoi se zjarret e shkaktuara nga dora e njeriut përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore. “Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët”, u shpreh ministri. Ministri rikujtoi se me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal janë ashpërsuar ndjeshëm dënimet për zjarrvënien, në varësi të rrethanave dhe pasojave të veprës penale, teksa ka theksuar se toleranca do të...