Zjarri shkrumbon një kioskë dhe dy automjete në Librazhd, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm

Zjarri shkrumbon një kioskë dhe dy automjete në Librazhd, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm

pamje nga vendngjarja LIBRAZHD- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme që ka djegur një kioskë dhe dy automjete është raportuar mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Xhyrë. Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit rreth orës 03:29, ku janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.  Paraprakisht dyshohet se zjarri në kioskën në pronësi të shtetasit Skënder Gega dhe dy automjete të parkuara pranë saj, ka qenë i qëllimshëm, megjithatë nuk përjashtohet pista e ndonjë shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI