Zjarri pushton kodrën në Palasë, flakët përhapen nga era, ndërhyn helikopteri

Zjarri pushton kodrën në Palasë, flakët përhapen nga era, ndërhyn helikopteri

Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, ku flakët kanë përfshirë një kodër dhe prej mesnatës kanë vënë në alarm autoritetet lokale. Zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së tij në zona të tjera. Gjatë gjithë natës, në terren kanë punuar ekipet zjarrfikëse, efektivët e Policisë së Shtetit dhe punonjës të zonave të mbrojtura, të cilët janë përpjekur të izolojnë vatrën dhe të frenojnë avancimin e flakëve. Për shkak të terrenit të thyer dhe përmasave të zjarrit, gjatë ditës së sotme është angazhuar edhe një helikopter, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në neutralizimin e vatrave aktive. Autoritetet bëjnë me dije...