Zjarri përfshin një sipërfaqe me ullishte dhe pemë në Cakran, era e fortë favorizon flakët, nisin hetimet për shkaqet

Zjarri përfshin një sipërfaqe me ullishte dhe pemë në Cakran, era e fortë favorizon flakët, nisin hetimet për shkaqet

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat në afërsi të Selishtës, në njësinë administrative Cakran të Fierit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u përhap vatra, por tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për izolimin e flakëve, pavarësisht erës së fortë. Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes, nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.