Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së enjtes një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të konsiderueshme të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë u shkëputën për shkak të temperaturave të larta dhe ranë mbi magazinë, duke i vënë zjarrin objektit. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, brenda magazinës ndodheshin punëtorë. Deri tani nuk ka një konfirmim nëse të gjithë kanë arritur të dalin, ndërsa ekziston frika se mund të ketë persona të bllokuar. Flakët rrezikojnë gjithashtu tre banesa pranë magazinës. Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Plepa–Durrës, pasi kabllot e tensionit të lartë...
Burimi:
gijotina.com