Zjarr në zonën e Qafë Thanës, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, zjarrfikësit në terren
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Qafë Thanës. I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri po përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Pogradecit, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Burimi:
sot.com.al