Zjarr i përmasave të mëdha/ Flakët rrezikojnë dy banesa
Një zjarr ka përfshirë këtë të premte zonën e fshatit Planë i Bardhë, në bashkinë Klos, duke shkaktuar përhapje të flakëve në terren. Sipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikon dy banesa, ndërsa autoritetet janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa pritet një bilanc më i plotë mbi situatën dhe dëmet e mundshme.
Burimi:
ntv.al