Zjarr i madh në fshatin Kash të Ballshit, digjen dy banesa, rrezikohen edhe të tjera

Zjarr i madh në fshatin Kash të Ballshit, digjen dy banesa, rrezikohen edhe të tjera

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Kash të Ballshit, duke përfshirë disa banesa. Sipas të dhënave paraprake, deri tani raportohet se dy banesa janë djegur, ndërsa situata vijon të jetë problematike, pasi flakët rrezikojnë të përhapen edhe drejt banesave të tjera. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në zonën e banuar.