Zjarr i dyshimtë në Ksamil, shkrumbohen makinat e një biznesmeni gjatë natës
Në orët e para të mëngjesit, dy mjete janë përfshirë nga flakët në Ksamil, duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës së biznesmenit Rexhep Korbi, i cili ushtron aktivitet në zonë si pronar i një restoranti dhe një plazhi privat. Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht, hetimet janë përqendruar te pista e konflikteve të mundshme për çështje pronësie.
Burimi:
kohajone.com