Zhvillohet në 5 ditë Turi Çiklistik i Shqipërisë, akse të bllokuara dhe kufizime në disa akse të Tiranës dhe në rrethe

Zhvillohet në 5 ditë Turi Çiklistik i Shqipërisë, akse të bllokuara dhe kufizime në disa akse të Tiranës dhe në rrethe

Nga sot deri të enjten do të zhvillohet Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026 dhe disa rrugë do të jenë të bllokuara. Sot bllokimet e rrugëve do të përfshijnë Tiranën. Policia njofton se është hartuar një plan masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”. Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa. Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i...