Zhvillim i papritur! Avokati i Artur Shehut paraqitet në SPAK

Zhvillim i papritur! Avokati i Artur Shehut paraqitet në SPAK

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësuesi ligjor i biznesmenit Artur Shehu, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen e pronave në Zvërnec. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, paraqitja e Cakranit lidhet me dosjen ku SPAK po heton dyshimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit. Vetë avokati ka bërë me dije se, pas përfundimit të takimit në Prokurorinë e Posaçme, do të mbajë një konferencë për shtyp, ku pritet të japë detaje lidhur me zhvillimet e fundit të kësaj çështjeje. Dosja e Zvërnecit mbetet një nga hetimet më të ndjekura të SPAK, ndërsa pritet të mësohen detaje të reja pas deklaratës së paralajmëruar nga avokati Kujtim Cakrani.