Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova

Sot është dita e 20-të e kërkimeve për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në Bashkinë Klos. Pas 20 ditësh, shteti shqiptar nuk ka asnjë rezultat, asnjë gjurmë dhe asnjë përgjigje për familjen, duke treguar qartë se përballë emergjencave reale funksionon me improvizim dhe jo me kapacitete. Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte më herët se vijojnë kërkimet ‘intensive’ për të riun, prej 20 ditësh tashmë ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij dhe trupi ende nuk është gjetur. Pavarësisht se në terren janë ushtria, forcat “Shqiponja”, zjarrfikëset, punonjës bashkie dhe dhjetëra persona, kërkimet janë zhvilluar pa mjete serioze teknologjike për operacione nënujore. Shqipëria ende nuk disponon skanerë ujorë dhe dronë nënujorë...